Sporti në Shqipëri është duke u rritur me hapa të shpejtë dhe një gjë e tillë vërehet nga rëndësia që organizmat evropianë i japin trajnimeve të arbitrave. Së fundmi, në Kortrijk të Belgjikës është mbajtur kampi për gjyqtarët potencialë që do të jenë në listë për një stemë nga organizmi evropian i basketbollit.
Andi Bejko dhe Fatjon Malevi kanë qenë të përzgjedhurit e Federatës Shqiptare të Basketbollit, që kanë marrë pjesë n trajnimet e rastit. Veç anës teorike, të pranishmit janë angazhuar edhe në ndeshje konkrete. Në këtë trajnim kanë referuat emra të mëdhenj të gjykimit Europian dhe botëror.