Tirana është shndërruar në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjes së mirë të lojtarëve në fushën e blertë. Nëse futbollistët dhe stafi Teknik po japin maksimumin, në zyra janë drejtuesit që po punojnë maksimalisht që ky ekip të jetë sa më i “kuruar”.
Për këtë ka folur gazetari Ylli Aga që së bashku me Alban Xhihanin, nuk i kursejnë lëvdatat për drejtorin sportive të Tiranës, Arbi Laçi. Sipas tyre është 31-vjeçari kryeqytetas që ka bërë një punë kolosale në ekipin bardheblu duke “blinduar” edhe të ardhmen.
“Me eksperiencën e tij ka qenë padiskutim një lider i skuadrës
në fushën e lojës duke ndihmuar për të pasur atë karakterin e duhur në fushën e
lojës, për ta orientuar. Për të qenë edhe një trajner praktikisht në fushën e
lojës. Edhe diçka tjetër, për të folur edhe për të rinjtë apo edhe për këtë që
diskutuam. Për t’i lidhur të dyja, nëse do të kishim një rankim kush është drejtori
sportive më i mirë i kampionatit, çmimi shkon për Arbi Laçin e Tiranës”, tha
fillimisht Ylli Aga.
Më tej është Alban Xhihani që mbështet fjalën e Agës duke shtuar: “Absolutisht.
Super merkato, super efektshmëri nga Batha, Torasa, Cale, gjithë këta
futbollistë. Kontratat me Muçin, Ismailgecin, Celhakën”.