Renato Arapi, lojtari i aktivizuar në qendër të mbrojtjes, është afrim i merkatos verore të skuadrës së kuqe. Mirëpo lojtari duket të mos jetë i kënaqur te “demat” ku në biseda mes miqsh ka folur për një pendesë të tij, për kalimin te skuadra e Partizanit. “Sport Ekspres” thekson që ish-lojtari i Skënderbeut nuk e ka pritur mirë aktivizimin e tij në qendër të mbrojtjes, pasi siç e kemi parë sezonin e shkuar Arapi ka luajtu në të majtë të mbrojtjes me korçarët. Ndoshta kjo mund të jetë një mënyrë për t’u justifikuar pasi në të vërtetë ndoshta mbrojtësit nuk i pëlqen ambjenti i kuq. Pas Champions, Partizani do të fillojë përsëri merkaton e tij, dhe nëse situata nuk përmirësohet qendërmbrojtësi i kuq, mund të kërkojë edhe largimin me konsensus nga ana e të dy palëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.