Të shtunën, Tirana do të përballet me Apoloninë në javën e tetë të kampionatit për Kategorinë e Parë. Fill pas humbjes ndaj Bylisit në javën e shtatë të kampionatit, gjendja ka filluar të bëhet disi e vështirë në kampin bardheblu, pasi kundërshtarët nga humbja e fundit e Tiranës, kuptuan se është ekip që mund të pësojë dhe disfata, sikurse ndodhi.
Edhe pse trajneri i Tiranës, Ze Maria ka besim se gabimi që ndodhi ndaj Bylisit nuk do të përsëritet më, te Apolonia besojnë se, kjo gjë mund të ndodhë sërish, pasi ekipi është karikuar për këtë sfidë dhe kërkon të arrijë një rezultat pozitiv me çdo çmim.
Pesha kryesore te Apolonia u mbetet “veteranëve” të ekipit, të cilët do mundohen të “thyejnë” sërish Tiranën, këtë herë në shtëpi.