Shtyrja e datës së nisjes së kampionatit të Kategorisë së Parë ka kthyer kaosin te ekipet që kanë nisur përgatitjet në mesin e muajit korrik. Ato e konsiderojnë të përfunduar ciklin e fazës përgatitore, ndërsa nisja e ndeshjeve të Kategorisë Superiore ka minimiazuar mundësitë pë miqësore me skuadra cilësore, sidomos për ekipet që duan të garojnë për kalimin në elitë sezonin e ardhshëm.
Apolonia është një prej skuadrave të dëmtuara, pasi ka nisur përgatitjet më 10 korrik, ndërsa ka plot 2 muaj që po stërvitet, por sërish i duhet që të presë se kur do të nisë sezoni i ri. Data ende nuk është e qartë, pasi klubet vazhdojnë të mos paguajnë dhe kalendari nuk është përcaktuar. Kjo gjë bën që të jetë kaos total.
Nga ana tjetër, fierakët këtë të premte kanë vendosur që të ndeshen me fqinjët patosarakë, Albetrol, për të plotësuar ciklin javor. Ndeshja do të luhet pasditen e nesërme në orën 17:00 në fushën më bar artificial të kompleksit stërvitor të Apolonisë.