Skuadra fierake ka nisur që të tregohet agresive në merkaton e verës, ku përpos lojtarëve të afruar nga skuadrat jashtë Shqipërisë, tashmë vëmendja është kthyer në tregun vendës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Flamurtarit, Lorenc Shehaj.
Ky i fundit gjatë karrierës së tij ka qenë i huazuar te Butrinti, Bylisi e Luftëtari, ndërsa së fundmi është lënë i lirë nga Flamurtari për të firmosur në Fier. Ai shihet si lojtar i perspektivës, ndërsa mendohet se do të ndihmojë skuadrën bardhejeshile në vijën e parë të sulmit.