Skuadra fierake ka nisur sot që të plotësojë vendet e lëna bosh pas largimit të disa prej titullarëve të saj. Klubi fierak ka arritur që të bindet nga paraqitja e portierit 18-vjeçar, Romeo Harizaj. Prej dy javësh i riu, i cili më parë ka qenë pjesë e Shkëndijës së Durrësit, ka qenë në provë te bardhejeshilët, ndërsa performanca e tij në ndeshjet miqësore ka bindur trajnerët që të pranojnë atë në skuadër.
Lojtari në fjalë ka firmosur kontratë tre vjeçare me bardhejeshilët, por me opsion rinovimi. Klubi dhe i riu në fjalë janë të lumtur për marrëveshjen e arritur, ndërsa shihet se e ardhmja do të jetë e suksessme për portierin shtatlartë.