Kastrioti do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Apolonisë. Një ndeshje e lehtë në letër për krutanët që pas disa humbjeve kërkojnë të rikthehen te fitorja. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri Ramadan Ndreu që ka vlerësuar maksimalisht Apoloninë dhe kujton se janë e vetmja skuadër që i kanë marrë 4 pikë këtë sezon Kastriotit.
“Nëse para dy javëve do thoshim fjalë të mira pasi morën rezultate të mira, këto dy ndeshje kemi zhvilluar lojë me pjesë. Laçi është një skuadër që prodhon futboll dhe të vë në vështirësi e për këtë arsye nuk luajtëm aq mirë. Unë besoj se ne akoma nuk jemi skuadër që pretendojmë për majat e klasifikimit pasi nëse do të prendonim do të kishim më shumë pikë. Me këtë nivel që jemi sot janë të justifikueshme këto ndeshje”.
Apolonia? “Kemi një vlerësim maksimal për Apoloninë që luan një futboll shumë të mirë. Ata luajnë pa shumë presion, e fillojnë dhe e mbyllin kampionatin me lojë të mirë. Janë e vetmja skuadër që na kanë marrë 4 pikë këtë sezon. Do të bëjmë ndryshime dhe fati është që i kemi gati lojtarët. Do të kemi në çdo javë ndryshme pasi duam të freksojmë të gjithë futbollistët.
Më afër jemi lartë klasifikimit se poshtë, por pas çdo ndeshje bëhet edhe më i vështirë kampionati. Minimalisht ndaj Apolonisë nuk duhet të pësojmë humbje e këtë gjë duhet ta kishim menduar edhe në sfidën e parë ndaj fierakëve”.