Sot pasdite është luajtur ndeshja mes Anglisë dhe Bullgarisë, në Grupin A, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. Kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin 4-0 për “3 luanët”, ku bie në sy një dominim i Anglisë.
Golat u shënuar vetëm nga 2 autorë. Harry Kane e dërgoi topin në rrjetë 3 herë, kurse vetëm 1 herë shënoi Stërling.
Kjo fitore e Anglisë e ndihmon disi edhe Kosovën, sepse bullgarët mbeten 2 pikë, -6 larg Kosovës që mban vendin e dytë me 8 pikë.
Kujtojmë që në datën 10 shtator, Anglia dhe Kosova do të përballen së bashku në stadiumin “St Marry’s Stadium” të Soutampton, me një kapacitet prej 33 mijë vendesh.