Dje u bë edhe prezantimi zyrtar i Gennaro Gatusso si trajner i Milan dhe shumë persona ku ndër ta specialistë dhe ish-futbollistë të Milanit u shprehën se “pitbulli” do ishte njeriu i duhur për të nxjerrë Milanin nga kriza. Kjo për shkak të temperamentit të tij luftarak dhe egos së jashtëzakonshme. Andrea Pirlo së fundmi tregon edhe një histori që lidhet me Gatusson dhe karakterin e tij dhe në njëfarë mënyre “paralajmëron” lojtarët kuqezi për trajnerin e ri.
“Gatusso është një njeri me karakter shumë të fortë. Gjithmonë jepte më shumë se 100 % në fushë dhe nuk donte kurrë të humbiste. Njëherë u mundëm me Milanin dhe ai ishte shumë i nervozuar sa që mori një thikë dhe na “kërcënoi”. Ai mund të të qëllonte me thikë nëse ti nuk jepje maksimumin në lojë. Mbaj mend edhe një histori me El Sharaawy. Ai kishte ardhur i ri te Milan dhe mbante një stil flokësh të veçantë, kur Gatusso e pa gati sa nuk u “çmend”. I tha të hiqte atë stil flokësh nëse donte të rrinte në të njëjtën dhomë zhveshjeje me të”.