Andi Lila do të qëndrojë te Pas Janina. Tashmë mbrojtësi i kombëtares Shqiptare ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me klubin grek, ku me shumë gjasa ai do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2020.
Lila është një pjesë e rëndësishme e Pas Janinës. Ai është pjesë e formacionit titullar, pothuajse çdo ndeshje. Forma e mirë që ka treguar në fushën e lojës, ka bindur edhe drejtuesit me stafin teknik që t’i ofrojnë një kontratë të re.
30-vjeçari nga Kavaja është aktivizuar në 109 ndeshje në Superligën greke me Janinën, dhe tashmë kontrata për të është gati. Orët në vazhdim priten të na sjellin zhvillime të reja.