Skuadra e Andi Lilës ka humbur edhe ndeshjen e dytë kundër AZ Alkmar. Skuadra greke shënoi e para dhe shpresat për kualifikim u ndezën. Por golit të grekëve, hollandezët iu përgjigjen brenda pjesës se parë të lojës me Souzën dhe Luckasen.
Pjesa tjetër e ndeshjes nuk shënoi më gola. Duhet theksuar që shqiptari Andi Lila bëri një paraqitje të shkëlqyer megjithëse skuadra e tij u mund. Mbrojtësi i djathtë u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 62-të.