Karlo Ançeloti ka folur për Ligën e Kampionëve, ku ka thënë që ky sezon nuk do të jetë i lehtë për asnjërën nga skuadrat. Tekniku italian deklaroi që kandidatët për të fituar këtë trofe janë të shumtë, prandaj gara bëhet e vështirën për secilin nga pretendentët. Për të përditshmen italiane “Corriere dello Sport”, trajneri i Bajern Mynih theksoi që janë 7 skuadra në garë për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Ky sezon është shumë i balancuar. Nuk ka një favorit të vetëm, por janë shtatë skuadra që mund të triumfojnë Champions League: Real Madrid, Bayern, Barcelona, Juventus, Atletico, PSG dhe Manchester City”, përfundoi ai.