Carlo Ançeloti ka folur për një rikthim të mundshëm të Edinson Cavanit te Napoli. Trajneri italian e ka thënë hapur që dëshiron që lojtari i PSG-së të kthehet në ekipin napolitan. Për Radio Kiss Kiss, ai ka deklaruar:
Kam stërvitur shumë kampionë deri me tani, por ende nuk e kam stërvitur Cavanin. Kurrë mos thuani kurrë. Nuk mund ti thoni ‘jo’ një kampioni”, ka përfunduar tekniku 59-vjeçar.
Kujtojmë që Cavani u transferua te PSG-ja në verën e vitit 2013.