Jemi mësuar shpesh që të shikojmë shkarkime trajnerësh, por që një gjë e tillë të ndodh pas 20 ditësh nuk ishte parë. Rasti i veçantë vjen nga Kosova, më saktë nga Liga e parë e futbollit dardan.
Protagoniste është bërë skuadra e Vitisë, e cila ka shkarkuar dy trajnerë para sezonit të ri. Hasan Krasniqi mori çelsat e saj në fillim të muajit korrik, por vetëm pak zgjati aventura e tij.
Edhe pse fituan 3-0 në miqësoren ndaj Lepencit, drejtuesit shkarkuan Krasniqin, i cili tashmë duhet të mendojë për një eksperiencë të re. Aktualisht, skuadra drejtohet nga kapiteni i ekipit, teksa Arsim Abazi mund të jetë pasues i Krasniqit, megjithëse klubi është duke negociuar për timonierin e ardhshëm.
Një lëvizje e çuditshme kjo nga ana e Vitisë, e cila tregon amatorizmin e saj në rolet drejtuese.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.