Flamurtari është skuadra që po “zien” gjatë ditëve të fundit, ndërsa administratori Sinan Idrizi trumbeton se gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë dhe se nuk ka krizë financiare. Por, përkundër fjalëve të numrit një të klubit, është vet situata që po përjetojnë lojtarët gjatë ditëve të fundit, ku largimi i Danilo Alvish flet më shumë se gjithçka.
Idrizi kërkon që ta mbulojë këtë situatë me deklarata që tregon se ai është korrekt, ndërsa për palën e interesuar për të marrë shërbimet e futbollistit, ai iu kujton shumën e parave që duhet të derdhin në arkën e klubit kuqezi që të marrin këtë futbollist. “Danilo Alvesh është lojtar i Flamurtarit, cilido klub që do ta blejë të vijë të negociojë me ne. Shumën që kërkoj unë ua kam bërë publike disa kohë më parë”.