Klubi I Milanit edhe këtë sezon hasi vështirësi të mëdhaja në konfirmimin e skuadrës dhe marrjes së rezultateve pozitive. Kuqezinjtë u detyruan të largonin trajnerin Giampaoli dhe tani tekniku Pioli ende nuk po bind me lojën që po bën ekipi në fushë. Disa rezultate negative dhe mos arritja e objektivave në fund do të bënin që Pioli gjithashtu të largohej nga kampi i kuqezinjve.
Ditët e fundit në media është folur për një rikthim të ish trajnerit Masimiliano Allegrit në fund të sezonit. Një lajm I bujshëm për të cilën ka reaguar vetë agjenti I teknikut. Në një intervistë të fundit, agjenti I Allegrit, Giovanni Branchini I quajti spekulime lajmet e shpërndara, por nuk e mohoi një rikthim tek Milani. “Për momentin është vetëm një spekulim nga mediat, por nuk ka asjgë. Unë nuk mendoj se Milani do të ndryshojë menaxher”, ka thënë agjenti Branchini.