Paulo Dybala mund të qëndrojë te Juventusi. Sulmuesi argjentinas nuk bëri një sezon të mirë në vitin e kaluar nën drejtimin e Pirlos, ku përveç dëmtimeve, ai nuk ishte pjesë e skemave.
Gjithsesi, ardhja në pankinë e Allegrit ka ndryshuar gjërat. 27 vjeçari argjentinas shihet si pjesë e pandashme e formacionit të Max Allegrit, ndaj ky i fundit po përpiqet ta bindë për qëndrimin. Natyrisht, asgjë nuk do jetë e lehtë, por tekniku i sapo-ardhur ka thënë fjalën e tij.
Dybala kaloi në Torino në vitin 2015, periudhë në të cilën vinte nga Palermo.