Masimiliano Alegri ka folur për sfidën kundër Interit. Trajneri i Juventusit ka befasuar me deklaratën e tij, teksa është shprehur se edhe Interi është kandidat potencial për të fituar Seria A. Tekniku i bardhezive është i bindur që nesër do të jetë një ndeshje e madhe, megjithatë lufta për titull do të jetë e hapur deri në fund të sezonit.
“Dyja skuadrat, si Inter ashtu edhe Juventus, kanë gjasa që ta fitojnë titullin e Serie A. Nuk kam dyshime se nesër do të jetë një ndeshje e madhe, e cila mund të mos vendoset deri në fund”, deklaroi Alegri në konferencën për media.