Gledi Mici është emri më i lakuar në ditët e fundit, aq sa pa frikë mund të thuhet se është kthyer në një telenovelë nga e cila presim çdo ditë nga një seri të re. Mbrojtësi pritet të përfundoj në Korçë edhe pse Partizani është i interesuar për të. Vetë Mici ndihet i acaruar për faktin se nuk mundet të vendosi vetë për fatin e tij, ndërkohë që Kukësi dëshiron ta dërgoj tek Skënderbeu më tepër se në kryeqytet tek të kuqtë.
Miqësia që presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj, ka me presidentin e Kukësit Safet Gjici, i jep përparësi transferimit të Micit në Korçë edhe pse për të realizuar këtë lëvizje kampionët do të paguajnë 35 mijë euro. Partizani është skuadra që dënohet në këtë mes pasi të kuqtë e kanë projektuar Micin në skuadrën e sezonit të ri. Kukësi po bën gjithçka për ta mbajtur lojtarin aq sa duhet për të përfituar prej tij një shumë të konsiderueshme parash. Të tjera zhvillime priten në orët në vazhdim.
Gledi Mici është dëshira më e madhe e Skënderbeut dhe Partizanit në merkaton e verës