Eljon Sota ishte një nga lojtarët e listës së publikuar nga trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi.
Mbrojtësi i Apolonisë së Fierit ka bërë paraqitje pozitive me ekipin e tij, duke u vlerësuar në këtë mënyrë edhe nga kombëtarja shqiptare. Tashmë është klubi që krenohet përmes një postimi në kanalin zyrtar ku shkruhet:
“Sota Kuq & Zi! Mbrojtësi ynë, Eljon Sota, sot është bërë pjesë e listës së trajnerit Alban Bushi në kombëtaren Shpresa. Ai është thirrur për vlerat që ka treguar me fanellën e Apolonisë!
Ne jemi krenarë që në ekipin tonë kemi futbollistë të tillë si Sota dhe Mihana, të cilët na përfaqësojnë në kombëtare! Presim edhe të tjerë, natyrisht që ka element për t’u vlerësuar tek Apolonia në saj të punës individuale dhe të grupit, mbi të gjitha e stafeve që punojnë në të gjitha grupmoshat e deri tek ekipi i parë”.