Rexhinaldo është një nga lojtarët kryesorë të Kukësit. Ai është grumbulluar nga Kombëtarja e Mozambikut, por që nuk do mund të ndihmojë këtë skuadër për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në seancën e fundit stërvitore.
Këtë gjë e ka konfirmuar pak orë më parë vetë lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Fill pas këtij njoftimi, drejtuesit e klubit verilindor kanë kontaktuar me sulmuesin për të kërkuar informacion rreth shkallës së dëmtimit.
Sipasa asaj që raportohet së fundmi, nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë serioze, por sërisht ekziston frika. Në rast mungesë të lojtarit në fillimin e kampionatit, do të ishte një minus i madh për nënkampionët të cilët nuk do të mund të gjenin dot në kohë rekord zëvendësuesin e këtij të fundit për të mos humbur ritmin e startit të kampionatit.