Neymar Jr është vendosur në qendrën e një skandali seksual në orët e fundit. Mediat braziliane shkruajnë se ylli i PSG-së dhe kombëtares Selecao ka përdhunuar një vajzë gjatë kohës që ishte i dehur.
Akuza të cilat janë hedhur poshtë menjëherë nga 27 vjeçari, i cili ka publikuar edhe bisedën e zhvilluar në rrjetin “Whatsapp” me bukuroshen. Gjatë momentit që tregonte bisedën, Neymar komentoi:
“Unë jam duke ndarë gjithçka dhe gjithë bisedën që kam pasur me gruan, të gjitha momentet tona private. Është e domosdoshme të hapet dhe të tregohet kjo për të treguar se asgjë më shumë nuk ndodhi. Ajo që ndodhi ishte një marrëdhënie mes një burri dhe një gruaje midis katër mureve, diçka që ndodh me të gjitha çiftet. Asgjë nuk ishte e gabuar të nesërmen dhe ne vazhduam të shkëmbejmë mesazhe.
“Unë jam duke u akuzuar për përdhunim. Është një fjalë e rëndë dhe një gjë e fortë, por kjo është ajo që po ndodh tani dhe më ka kapur në befasi. Është shumë e keqe dhe e trishtueshme ta dëgjosh këtë sepse të gjithë ata që më njohin, karakterin tim dhe integritetin tim e dinë që kurrë nuk do të bëja diçka të tillë. Ishte një kurth dhe unë rashë në të, por ky është një mësim për të ardhmen. Ka njerëz që duan të përfitojnë dhe të zhvatin të tjerë njerëz që janë vërtet të trishtuar. Kjo nuk më lëndon vetëm mua, por gjithë familjen time. Unë duhet të provoj diçka të sinqertë, sepse jam i tillë dhe jam i ndershëm.”-përfundoi Neymar.
Një skandal që shpërthen vetëm pak ditë pas atij të Cristiano Ronaldos, i cili është në qendër të një “cikloni” akuzash nga një grua amerikane.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.