Sopoti-Tomori ishte sfida më e diskutuar dje në Kategorinë e Parë.
Takimi që u zhvillua në Fushë-Krujë nisi 50 minuta me vonesë, për shkak se në stadiumin “Redi Maloku” mungon forcat e policisë.
Sipas klubit të Tomorit, mësohet se skuadrave iu ishte komunikuar se ndeshja nuk do të zhvillohej pasi policia nuk e kishte marrë përsipër mbarëvajtjen e sfidës.
Por, çudia ndodh në momentin që skuadra mike akomodohet në autobus merr rrugën e kthimit për në Berat. Forcat e rendit mbërrijnë në stadiumin e Fushë-Krujës dhe ekipit të Tomorit i komunikohet se duhet të zbriste nga autobusi dhe të bëheshin sërish gati për ndeshjen.
Takimi përfundoi 1-1, ndërsa klubi i Tomorit ka pasur pretendime edhe për gjykimin duke e konsideruar si të njëanshëm në favor të Sopotit.