Leon Dajaku, sulmuesi shiqptar që është pjesë Union Berlin ka refuzuar Kosovën. 20-vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Bayern Munchen, ndërsa aktualisht luan në Bundesligën gjermane si i huazuar nga kampionët e Gjermanisë.
Dajaku ka dhënë një intervistë për faqen e klubit të tij dhe ka zbuluar se cilën Kombëtare do të përfaqësojë. Ai është shprehur se dëshira e tij është të luajë për Gjermaninë duke refuzuar kështu Kosovën që e kërkonte prej kohësh ta kishte në eki.
“Futbolli është gjithçka për mua. Po bëj më të mirën time dhe shpresoj që një ditë të luaj në nivel Kombëtaresh. Për cilën Kombëtare? Dua të luaj për Gjermaninë”, është shprehur Dajaku gjatë intervistës.