Kërcënimet e tifozerive kanë qenë të ndryshme në muajt e fundit, por për nga mënyra janë shtuar aktet e frikshme. Në sfidën e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë, atë mes Dynamo Dresden dhe Red Bull Leipzig, ka ndodhur diccka e jashtëzakonshme.
Tifozët e Dynamo Dresden në një moment gjatë ndeshjes kanë hedhur në fushë një kokë demi të gjakosur, duke treguar inatin që kanë me kundërshtarin e betuar, Red Bull Leipzig. Në fund Dynamo e ka eliminuar Leipzig pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2.