Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident automobilistik në fshtarin Sekiraqë të Kosovës. Butrint Bajrami ishte hendbollist i njohur i skuadrës së Llapit. Por, mbrëmjen e djeshme lojtari fatkeq ka gjetur vdekjen teksa është aksidentuar me makinën e tij.
Me anë të një njoftimi, KH Llapi jep lajmin e zi për skuadrën dhe qytetin e Podujevës.
“Me dhimbje të thellë morem lajmin për vdekjen e lojtarit tonë, kontribuesi kryesor që KH ‘Llapi’ gjindet në këtë pozit. Në 4 vitet e fundit ishte portjeri i vetem duke mos munguar as edhe njeher në stervitje, dhe mungoi vetem atë natë që nuk u kthye më… Zoti të mëshiroft me Xhenet, Të Zotit jemi dhe vetem te ai kthehemi. Ngushllime familjes dhe të jeni krenar për Butrintin” thuhet në njoftim. (Indeksonline.net)