Dy herë kampioni i botës dhe olimpik, David Rudisha ka parë vdekjen me sy mbrëmjen e së shtunës. Atleti kenian u përfshi në një aksident të frikshëm automobilistik, por për fatin e tij të mirë pësoi lëndime të lehta.
“Unë jam mirë. Ia hodha pa lëndime. Faleminderit për lutjet tuaja“-shkruan Rudisha në rrjetet sociale.
Rekordmeni i Botës në garën e 800 metrave u përplas me një autobus në autostradën Nairobi-Kisumu. Përplasja ndodhi rreth orës 22:30 me kohën lokale, ndërsa dy herë kampioni botëror po udhëtonte për në shtëpinë e tij në Kilgoris, Kenia perëndimore.
Rudisha nuk ka garuar që nga turneu i “Shanghai Diamond League” në maj 2017 për shkak të problemeve të vazhdueshme me shpinën dhe gjurin. Gjithsesi, ai pritet të jetë i gatshëm në Tokyo 2020, aty ku do të synojë edhe mbrojtjen e titullit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.