Arlind Ajeti është grumbulluar me kombëtaren për ndeshjen ndaj Izraelit që do të luhet në datën 12 nëntor. Qendërmbrojtësi kuqezi ishte pritur në seancës e radhës stërvitore nga Torino, pasi nuk dinin që ai ishte grumbulluar me kuqezinjtë. Ata janë njoftuar vetëm pasi kanë marrë futbollistin në telefon dhe më pas janë lajmëruar edhe nga FSHF-ja. Sipas medieve italiane, kjo është një gafë e 23-vjeçarit, ku pritet të marrë edhe një masë ndëshkimore nga klubi i tij italian.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.