Stadiumi “Amsterdam Arena”, është një nga impiantet më të mëdhenj në Hollandë dhe ka një kapacitet prej 54.003 vendesh.
Drejtuesit e Ajax kanë vendosur ta ndryshojnë emrin e stadiumit dhe t’i vendosin emrin e legjendës së futbollit hollandez, John Cruyff, për kotributin e dhenë.
Ai njihet në të gjithë botën si një lojtar dhe trajner me mjaft kualitet. Ish futbollistii ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare në Mars të vitit të shkuar, pas një lufte të shkurtër me kancerin, duke shkaktuar zi në të gjithë botën e futbollit.
Cruyff ka fituar tre herë kupën e Europës me skuadrën e Ajax, gjithashtu shkoi deri në finale e Kupës së Botës 1974, ku pavarësisht humbjes 2-1, holandezër fituan admiruesit në të gjithë botën.