Manchester City po mendon për të ardhmen. Sipas asaj që shkruan “90min.com”, Qytetarët kanë zgjedhur Erling Haaland si pasardhësin e Sergio Agueros. Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Mançesteri dhe kësisoj drejtuesit anglezë po studiojnë me kujdes tregun e huaj.
19-vjeçari shihet si i duhuri për të veshur fanelën e City-it, megjithatë transferimi i tij në Angli pritet të kushtojë sa “qimet e kokës”. Borussia e Dortmund e afroi në skuadër talentin në këtë merkato dimri dhe vështirë se mund të lejojë që t’i largohet nga ekipi një xhevahir si Haaland.