Skuadra e Skënderbeut vijon fazën përgatitore në Austri, në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të Champions League. Korçarët do të zhvillojnë sot miqësoren e fundit të programuar nga stafi teknik, me izraelitët e Makabi Haifa në orën 18:00. Ekipi i Agostinelit do të zhvillojë këtë miqësore të fundit, pas dy të parave, ku ka arriti të shënojë një fitore dhe një humbje. Tekniku italian në këtë mënyrë, do të arrijë të vendosë për formacionin që do të hedhë në fushë në datën 13 korrik, për ndeshjen e Champions League. Megjithatë tensioni në këtë ndeshje nuk do të mungojë pasi sytë e të gjithë korçarëve janë të drejtuar nga vendimi që do të japë KAS-i. Nëse organi më i lartë i drejtësisë sportive, do të quajë si të pavlefshëm pretendimin e UEFA-s, atëherë kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me Ferencvaroshin në datën 13 korrik, në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.