Skënderbeu do të luajë kundër Laçit ndeshjen e tretë për këtë sezon në Superiore. Bardhekuqtë e Korçës kanë nisur nga përgatitjet, teksa trajneri Agostineli i ka shtuar ritmin përgatitjeve. Seanca e radhës stërvitore është planifikuar të nisë sot në orën 17:00 në aneksin e stadiumit. Bashkë me grupin do të bashkohet edhe Orelesi, i cili pati një dëmtim të lehtë muskulor në ndeshjen e fundit. Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore, ndërsa të shtunën kampionët e Shqipërisë do të luajnë përballë publikut të tyre kundër kurbinasve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.