Ansi Agolli ka qenë në fushë në kampionat ditën e sotme, ku Karabaku luajti me Sumkajitin. Pasi mungoi në ndeshjen e parë kur Karabaku humbi kundër Inter Bakut me rezultatin 2-1, sot mëngjërashi i kombëtares kuqezi e nisi takimin si titullar duke i qenë i papërmbajtshëm në krahun e majtë.
Pjesa e parë e lojës u mbyll me rezultat të bardhë pa gola, ndërsa fraksioni i dytë kishte rezervuar golat e takimit. Për ekipin e Agollit shënuan Muarem dhe Kuintan. Në këtë mënyrë Karabaku ka arritur të marrë tre pikshin e parë në kampionat.