Ecuria pozitive e Partizanit ka tërhequr vëmendjen e shumë
skautëve të ekipeve të ndryshme europiane, që shikojnë te organika e të kuqve
profile cilësore për skuadrat e tyre.
Një prej tyre është mesfushori i talentuar, Jasir Asani. 23 vjeçari i lindur në
Shkup ka fituar një vend titullari te skuadra e kuqe, duke qënë edhe deciziv për
skuadrën. Tetë nga 41 golat e shënuar deri më tani mbajnë firmën e tij, duke qënë
golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Por, fundi i sezonit mund të mbyll edhe bashkëpunimin mes palëve, me agjentin e
futbollistit që duket se ka arritur akordin me një skuadër jashtë vendit tonë.
Ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri fatlum që do të vendos nën urdhërat
e tij një talent si Asani, por ky transferim pritet të sjell të ardhura të
konsiderueshme te të kuqtë.
Ish-ylli i Vardarit vlerësohet me rreth 350 mijë euro nga
“transfermarkt”, por Partizani nuk është e gatshme ta lëshojë as për
dyfishin e asaj shume. Në favor të tyre është edhe kontrata afatgjate me
futbollistin, e cila skadon në qershor të vitit 2021.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.