Hakan Calhanoglu është kthyer në një çështje te Milani. Mesfushori turk ka një kontratë deri në fund të sezonit me kuqezinjtë dhe ditën e sotme agjentët e tij kanë pasur një takim me drejtuesit e Milanit. Mediat italiane zbulojnë se agjentët e lojtarit nuk kanë pranuar ofertën e drejtuesve kuqezi që kanë ofrua një kontratë deri në 2025 me një pagë prej 4 milionë euro plus disa bonuse.
Calhanoglu pretendon një rrogë të lartë që arrin deri në 5 milionë euro e deri më tani nuk ka ende hapa përpara për rinovim. Te Milani janë optimist që deri në fund të sezonit do të gjejnë një marrëveshje me mesfushorin, por nga takimi i sotëm kuptohet që Calhanoglu është pranë largimit pasi ofertat në merkato me pagë më të lartë nuk mungojnë.