Sot, është zyrtarizuar dhe afrimi më i ri në ekipin e Feronikelit në Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë për Abu Kamara, i cili vjen nga Liberia. Ai do të qëndrojë për dy javë te Feronikeli ku do të shihet nga afër për të vendosur më pas për ecurinë e afrikanit.
Ai do t’i bashkohet ekipit në Antalia ku do të zhvillohet dhe faza përgatitore për tu bërë gati për pjesën e mbetur të kampionatit.
Kamara ka ardhur nga U-21 e Liberisë dhe luan si qendërsulmues. Drejtuesit e klubit kanë disa ditë që kanë qenë në kërkim të një futbollisti me këto cilësi, por ende nuk dihet nëse afrimi i fundit do të bindë drejtuesit për të firmosur një kontratë më pas.