Afrimi më i ri i të kuqve të Partizanit, Jasir Asani ka shënuar sot golin e parë te kryeqytetasit. Shkupjani shënoi sot me Partizanin B, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së kuqe.
Mesfushori shënoi golin e vetëm të takimit, kundër Luzit 2008 në minutën e 90′, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë.
Asani është federuar fillimisht në Partizanin B, ku dhe po aktivizohet aktualisht dhe më vonë do shkojë te klubi i madh, pasi ai u transferua te të kuqtë, në periudhën kur kishte mbaruar afati zyrtar i merkatos.