AF Elbasani, skuadra më e re në qytetin e Elbasanit ka nisur të marrë formë. Prej ditësh Bashkia dhe drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për krijimin e skuadrës që do të militojë në Kategorinë e 3-të.
Pas akordit me Orges Gavën, AF Elbasani ka siguruar edhe shërbimet e Renato Hyshmerit. Mesfushori 32-vjeçar nga Elbasani është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi ka luajtur në Superligë me skuadra si Tirana, Partizani, Bylis dhe Teuta ndërsa tani do të luajë në Kategorinë e tretë.
Sezonin e fundit, Hyshmeri ishte pjesë e Elbasanit, kurse tani ka gjetur akordin me klubin e ri elbasanas, AF Elbasani që drejtohet nga Bashkia.