Një reagim i gjatë, por shpjegues deri në detaje ka ardhur ditën e sotme nga administratori i klubitë të Sopotit, Andi Matraxhiu kundër gazetës “Panorama Sport” dhe kryeredaktorit të saj, Jetmir Halilaj.
Sipas Matraxhiut, në gazetën sportive, ai është ndjerë i sulmuar personalisht nga shkrimet e bëra në “Panorama Sport”.
“Reagim –
Panorama Sport, gazeta e përditshme sportive vazhdon sulmin indirekt ndaj meje.
Dua të sqaroj se sulmet e tyre s’më bezdisin aspak, sepse s’kam nevojë për reklamen e tyre, pasi emrin tim e kam vendosur me punë dhe përkushtim dhe rëndësi për mua ka që ata persona që më njohin nga afër e dinë cili jam, të tjerët për mua janë thjesht pa vlerë.
Nëse kam aftësi të ushtroj këtë profesion padyshim nuk është as Panorama Sport dhe asnjë gazetë tjetër që më ul apo më ngre emrin tim, por vetëm puna ime dhe bashkëpunëtorët e mi janë dëshmitarë të së vërtetës.
1.Dua të sqaroj variantin tim, pasi s’kam dashur të bej polemika lidhur me lojtarin afrikan, Tadjong Janot. Gazeta Panorama Sport ka fërkuar duart që t’më uli figurën time me anë të historise së sanduiçeve.
Futbollisti afrikan është afruar në skuadrën e Sopotit nga unë, pasi menaxheri i tij më siguroi për një lojtar kualitativ, i cili do të bënte diferencën dhe kërkonte Shqiperinë si trampolinë. Duke ditur natyrën e afrikanëve vendosa një pikë në kontratë e cila shkruhej qartë se “KLUBI KA TË DREJTË T’I NDËRPRESI KONTRATËN LOJTARIT NËE ÇDO MOMENT”.
Pasi ka mbërritur në Shqipëri ky lojtar jo vetëm që nuk ishte në lartësinë e duhur për Kategorinë e Parë shqiptare, por kishte edhe probleme dokumentacioni. Duke e parë në një pozitë të vështirë mendova ta ndihmoj, pavarësisht nivelit të tij që linte për të dëshiruar, fakti që luajti vetëm një ndeshje titullar me skuadrën e Sopotit e tregon më së miri se nuk ishte një lojtar kualitativ.
Pasi kam bërë maksimumin për ta federuar, e arrita diçka të tillë në 2 nëntor. Ia dhamë mundësinë dhe askush s’e la në rrugë këtë lojtar. Ai ushqehej në restorantin e ekipit. Javën e fundit teksa do luhej edhe ndeshja e fundit për vitin 2016 ndaj Turbinës i kam dorëzuar të gjithë lojtarëve 80 mijë lekë të vjetra për trajtim ushqimor, pasi restoranti ishte mbyllur. Nese Janot pi birra dhe luan lloto me shokët nuk është faj as i imi dhe as i Sopotit.
Edhe unë në shtëpinë time nëse luaj lloto padyshim do të mbes pa bukë. Në mbarimin e ndeshjes zyrtare kam telefonuar vetë (ka deshmitarë) restorantin duke i kërkuar trajtim ushqimor për Janot, sepse e dija që të gjithë lojtarët e tjerë kishin ikur nëpër shtëpi. Natën e vitit të ri edhe pse i sëmurë kam shkëmbyer sms me Janot duke e pyetur nëse gjithçka ka qenë ok për të dhe kam marrë pergjigje pozitive.
Gjithashtu, Janot është lajmëruar për largimin që duhet të bente nga skuadra 2 javë përpara në menyrë që të kishte kohë që të oranizohej. Por duke u mashtruar nga menaxheri i tij, i cili që në fillim kishte marrë përsipër udhëtimin madje edhe akomodimin e tij, lojtari gjente pretekse të ndryshme. Madje nuk dëshironte as të kthehej në Kamerun pasi i ofrova ndihmë për paratë e biletës.
Arsyen pse nuk donte të kthehej e dinte vetëm ai. Sa i takon pagave, lojtari ka marrë të gjitha pagat që i takojnë dhe ka fatura të firmosura prej tij.
Vazhdojmë me historinë e Janot, të cilin shpeshherë e kam ndihmuar edhe me paratë e familjes sime. Pasi Janot doli ne gazetë dhe foli kundër Sopotit normalisht çdo klub tjetër në botë do ta nxirrte në mes të katër rrugëve, por çfarë bëri Sopoti dhe unë? E mbajtëm ende në shtëpinë e paguar nga klubi ku vazhdon ende të strehohet. E mbajtëm ende në restorantin e skuadrës duke u ushqyer deri vonë. Problemi i Janot ishte se hante dy herë radhazi pilaf. Në fakt edhe djali im Areni 4-vjeçar në kopësht shtetëror është, dhe më thotë ndonjëherë se ka ngrënë ndonjëherë dy ditë radhazi fasule!
Nese JANOT kërkon midhje dhe kallamar apo diçka tjetër, ka gabuar adresë. Edhe sot që flasim Janot vazhdon të flejë në shtepinë e Sopotit dhe askush s’e ka larguar. Për të shtuar këtu se edhe afrimi i tij tek skuadra e Tërbunit është bërë prej meje në bisedë me drejtorin Oltijon Kërnaja që gjej rastin ta falënderoj.
Keto janë të vërtetat e abuzimit. Por çfare të presesh kur gazetari i Panorama Sport, Ledio i vogël nuk ka ardhur qoftë edhe një herë të shikojë ku rri, ku ha skuadra dhe ku stërvitet, apo të vijë në një ndeshje zyrtare.
Gazetari Facebook-u kjo e sotmja, nuk ka faj as Ledio i vogël. Por më e rënda vazhdoj, teksa ky gazetar mburrej në facebook për arritjen e madhe, a thua kishte shpëtuar një jetë njeriu me shkrimin e tij për sanduiçët. Me pak fjalë tallej me fatkeqësinë e tjetrit (gjithnjë sipas shkrimit të tij).
Pastaj historia vazhdon teksa Ledioni dhe miqtë e tij në Prrenjas po bënin heroin për të marrë lojtarin në radhët e Domosdovës. E morrën lojtarin atje pa ditur rregulloren që nuk lejohet të luanin dhe sërish Ledio i vogël pozonte me Janot, për inat të dikujt…sipas tij.
A thua të gjitha vështirësitë e tij i kishte kaluar Ledio bashkë me Janot, a thua Ledio i vogël nuk është ushqyer asnjëherë me sanduiç. A thua që Ledio kishte bërë gjithçka për Janot me vetëm një shkrim!
Çfarë heroi! Jo që në të vërtetë Janotit i kam blerë me paratë e mia ndërresat, që nga krevatët e deri te çarçafët. Por këto nuk i bëj për t’i mbushur mendjen Ledionit të vogël, por për të qenë i pastër me veten dhe përpara Zotit.
- Vazhdojmë sulmin e radhës së Panorama Sport ndaj lojtarit Masaki Iinuma. Gjatë verës, pasi zbuluan se ishte i dëmtuar dhe se menaxhohej nga unë dhe Florin Biba, nuk kishte ditë që kjo gazetë nuk shkruante për largimin e japonezit, madje e bënin fakt se Flamurtari e kishte larguar kur lojtari ishte nën kontratë dhe kishte mundësinë e largimit vetëm në janar, ashtu siç ndodhi në të vërtetë.
- Sulmi i tretë vjen teksa lojtari i Teutës Tarik Çmajcanin, i ofruar tek Teuta nga unë me sugjerimin e Alti Grboviç, i cili ma afroi lojtarin, jepte intervistë për Panorama Sport. Intervistë në të cilën përmendej emri im dhe i Altin Grboviç, ku lojtari fliste qartë: “Miku im Grboviç me sugjeroi tek menaxheri Andi Matraxhiu në Shqipëri dhe Andi foli me Teutën.” Por emri im u hoq nga përgjigjja e lojtarit. Intervista ishte në facebook dhe e kam ende foton e kësaj bisede ku duket qartë emri im.
- Vazhdojmë sulmin e radhës. Portieri Ibrahim Bejte më tregon bisedën në facebook me Ledionin e vogël të Panoramës dhe aty shikoj se isha falënderuar unë dhe z.Taulant Balla për gjithçka kemi bërë në momentin e vështirë që portieri ynë kaloi në spital. Por shikoj sot “çuditërisht” që emri im është hequr sërish. Në fakt teksa Bejte më tregonte bisedën në facebook me gazetarin ia thashë se faleminderit për konsideratën, por do ta shohësh që emri im do të zhduket në gazetë dhe ja tek ia fitova bastin Bejtes. Çfarë kam bërë atë ditë për Bejten dhe për djemtë e tjerë të dëmtuar, e kam bërë sepse ashtu e ndjeja, nuk kem nevojë per grada e merita, por nuk e kuptoj përse duhet të heqin emrin tim? Bejte dhe familjarët e tij janë deshmitarë të asaj çfarë unë kam bërë për të. Kjo ka rendesi për mua.
E ftoj kryeredaktorin Jetmir Halilaj, qe ashtu siç dikur në gazetën Panorama Sport kur punonim së bashku, ky i fundit me pyeti se cili është Geri Lineker, ja tek e ka numrin tim (0676059999) mund t’më pyesi edhe për emrin tim nëse e ka harruar, se nga rutinët e përditshme në punët e tij mund të jetë tepër i zënë.
Gjithashtu Jetmirit i bëj me dije se dy gjera s’ka publikuar në gazetën e tij: SKANDALIN E PUB-it në bllok me lojtarët e Partizanit dhe emrin tim.
Me vjen keq që s’jam drejtor i ndonje platforme dixhitale që të ftoj Jetmirin në emison. Jetmir jam këtu vlla, vazhdo si ta kesh qefin, unë jam Andi dhe ashtu siç më druhenit dikur të punoni me mua sepse më pelqen t’jua përplas gjërat në surrat, ndërsa juve ju pëlqejnë servilat që kthejne veshin si tavull për të shkundur cigaren, apo ndonje syzkë që ju vërdalliset, unë ndryshe nga të tjerët s’dua t’ia di për ty Jetmir, jo për ty, por për asnjë. Respekt kam për të gjithë ata që më respektojnë, servilizmin s’e njoh.
Vazhdo sulmet e tua si ta duash dhe kur ta duash, unë flas me punë dhe jo me shpifje dhe sajesa, jo me sulme ndaj individëve. Emrin tim s’ma ka krijuar Panorama Sport, por puna ime. Por çfarë të presesh nga ty Jetmir. Erdhe me Gjergjin në PANORAMA SPORT, dhe kur Gjergji iku ti nuk ishe burrë të ndiqje rrugën e tij, por u struke në një cep për të kapur një karrige. Të jap dorën për punën, të uroj, por nuk je ti pronar i gazetës, një ditë për fajin tënd ose jo, do të biesh nga kali, çfarë do të ngeli përpara meje?
Suksese në jetë Jetmir, të fala edhe Jorgos, ai më njeh më mirë se të gjithë të tjerët. Ashtu jam unë, pak nevrik, po i pastër dhe pa klane pas shpine.
Kërkoj ndjesë se shkrujta gjatë dhe ju mora kohën tuaj. Gjithashtu kërkoj ndjesë se në momente të veçanta dhe vetë mua s’më pëlqen të shkruaj për veten time sikur po mburrem, por sulmet e vazhdueshme të të lartpërmendurve më kanë detyruar të tregoj gjithçka, pse jo të flas edhe për veten time, për arritjet e mia jo në suport të pranorave, parave dhe tarafeve të tyre, por në saj të djersës sime dhe përkrahjes së miqve të mi të pastër, jo legenave kalimtarë në këtë botë ku bishti kërkon të jetë më i rëndë se sqepari.
Dhe tani po e mbyll, e kotë të të kërkoj shpjegim nga ju, pasi gjithmonë: I dehuri gjithnjë betohet se nuk është i pir!
- Mos të flasim për histori skifterash, se më pas duhet me analizu markat e pampersave”, shkruan në reagimin e tij në profilin e vet në Facebook, administratori i klubit të Sopotit, Andi Matraxhiu.