Kategoria Superiore po zhvillon sot javën e fundit të saj. Në Shkodër, vendasit e Vllaznisë barazuan 1-1 me Flmaurtarin, ndërsa Supersport nuk ka dënjuar të transmetojë këtë ndeshje sipas kontratës së lidhur me klubet. Në “Loro Boriçi” të gjithë ishin të habitur për këtë fakt, ndërsa edhe delegati I ndeshjes nuk dinte gjë për këtë vendim arbitrar të kompanisë.
Kujtojmë se përpara pak javësh Supersportit iu bllokua transmetimi I ndeshjeve të Superligës, si shkak I shumave të paderdhura pranë FSHF-së, gjë që u zgjidh brenda 24 orëvë dhe kompani rifitoi të drejtën e transmetimit. Precedenti I sotëm me mos transmetimin e ndeshjes Vllaznia – Flamurtari ka lënë shije të hidhur te të dyja klubet, që duket se do kërkojnë shpjegimet përkatëse.