Kukësi arriti të fitonte ndaj Partizanit në “Air Albania” me rezultatin 1-0 fal golit të Kristal Abazaj. Verilindorët dominojnë ndeshjen dhe marrin një fitore të merituar. Gjatë sfidës gjithashtu për Kukësin nga pamjet mungon dhe një penallti e prekur me dorë nga Idrizaj. Pas ndeshjes për Supersport foli autori i golit të vetëm Kristal Abazaj:
“Është një ndjenjë shumë e bukur që luajmë në stadiumin e ri dhe është ai tre pikësh. Vijmë pas një rezultati negativ, por futbolli i ka këto dhe në këtë ndeshje i kemi rregulluar disi gjërat.
Të gjitha ekipet aty janë. Me një fitore mund të vijnë lartë dhe është kampionat i çuditshëm duhet ta themi”, tha në fillim Abazaj.
Ndeshja me Gjirokastrën:
“Dihet që në fund të fundit është trajneri ai që rrezikon. Na rastisi një ndeshje e keqe dhe u munduam të harronim sa më shpejtë. Nuk është se ia bëjmë trajnerit ne jemi bashkë këtu
Në Gjirokastër po luanim me dy pyka. Unë nuk e kam shumë problem. Ajo është një alternativë kur ndryshojmë krahët me Enisin kur ai lodhet herë herë na del mirë e herë keq.
Mendimi im personal është gol. Kur i ngrita topin portierit e pashë që kaloi vijën fatale. Mendoj se kemi për të rregulluar diçka sepse ndeshjet i nisim shumë lehtë. Grupin e kemi dhe duhet të mos nënvlerësojmë asnjë”, përfundoi Abazaj.