Futbolli shqiptar është ndalur për shkak të bojkotit nga ana e Ligës Profesioniste dhe presidentët e klubeve të Superligës. Prej dy javësh klubet nuk pranojnë të zbresin në fushë deri në momentin që Qeveria të plotësojë 4 kërkesat e tyre.
Në këtë bojkot nuk paguhen as gjyqtarët e ndeshjve pasi këta të fundit nuk paguhen me rroga, por për ndeshjet që marrin pjesë. Një gjë të tillë e ka zbuluar, ish-arbitri i Superligës, Lorenc Jemini I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”,
A paguhen gjyqtarët gjatë kësaj kohe? “Arbitrat nuk paguhen gjatë kësaj kohe pasi nuk janë me rrogë, por paguhen për ndeshjet që bëjnë”. Deri në momentin që do të ketë bojkot, arbitrat nuk do të paguhen”.