Ildi Dajlani është menaxheri i një klubi të madh në Shqipëri siç është Partizani. Ashtu si të gjithë skuadrat e tjera edhe të kuqtë vijojnë të stërvitet në kushte shtëpie dhe online. Në një lidhje me “Fan Zone” menaxheri i Partizanit u shpreh:
“Jam i kënaqur që lojtarët kanë dëshirë për t’u stërvitur. E pranojmë që në kushte është e vështirë, por jam shumë i kënaqur. Lojtarët e kanë pritur shumë mirë dhe mezi presin kur të fillojë jeta normalisht.
Kam përjetuar shumë emocione me këtë skuadër dhe emocioni më i madh është fitimi i titullit kampion. Jam menaxher i skuadrës dhe nuk e bëj vetëm unë punën pasi jemi një staf i gjerë. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e këtij klubi. Nuk jam i pari nga familja që jap kontributin për Partizanin pasi më parë ka luajtur Skerdi Bejzade që është djali i hallës”.
A jeni gati të uroni Tiranën për titullin kampion? “Jemi aktualisht kampionët në fuqi”