Teuta u rikthye te fitorja duke mposhtur Bylisin në shtëpi me rezultatin 2-0. I ftuar në emisionin “Sport Neës Plus”, kapiteni i skuadrës, Renato Arapi foli për ecurinë e skuadrës durrsake, ndërsa theksoi se diferenca me 9 pikë me Vllazninë është e vështirë për t’u arritur.
“E kemi kuptuar që Vllaznia është skuadra për t’u mundur që në ndeshjen miqësore në Pukë. Trajneri kishte vetëm 10 ditë që kishte adhur dhe dukej dora e tij. Përveç ndeshjes me Vllazninë që ishte e keqe në sfidat e tjera kemi luajtur mirë dhe na ka munguar finalizimi. Ka pasur përmirësim nhë ndeshjet e fundit e kemi shënuar gola.
Shpresojmë të përmirësohemi akoma më shumë që të arrjmë objektivin që kemi në fillim. Për të dalë kampion duhet vazhdimësia pasi nuk ka rëndësi ku luan. Presidenca ka investuar dhe kemi lojtarë cilësorë, por unë kam besim që në ndeshjet në vazhdim do të bëjmë akoma më mirë. Për të qenë realist 9 pikë janë shumë pasi I bie që të gaboi Vllaznia e të fitojmë ne. Nuk ka shumë diferenca në kampionatin tonë, por ne do të fokusohemi te ndeshjet tona për të marrë maksimumin”.