Juventus synon të transferojë seriozisht Mauro Icardin në merkaton e verës. Sipas “Corriere dello Sport”, bardhezinjtë kanë nisur të lëvizin për të bërë të mundur transferimin e argjentinasit në Torino.
Madje, e përditshmja italiane thekson se ka një projekt: “Juventus e ka me të vërtetë seriozisht. Mauro Icardi është objektivi kryesor i merkatos dhe në këto kohë pandemie. Ka pasur kontakte me Paris Saint Germain. Projekti është i qartë dhe sjell formimin e një treshe ëndrrash me Dybala dhe Ronaldon, me një stafetë totalisht argjentinase, me Higuain që i lë vendin Icardit”.
Mësohet se në Paris ka pasur një ngjarje të re. Drejtori Fabio Paratici ka pasur një bisedë me drejtorin sportiv sportiv të PSG-së për të folur për situatën e Icardit për të arritur një marrëveshje. Nëse tratativat finalizohen me sukses më i fituar duket se do të dalë Inter.
Zikaltërit do të përfitonin një shumë të madhe parash. Veç 70 milionë euroshit, drejtori Marotta ka futur një klauzolë që zikaltërit të përfitojnë plus 15 milionë euro, pra në total 85 milionë euro, nëse Icardi shitet te një skuadër italiane.