Newcastle United është i gatshëm të shpenzojë një shumë të madhe parash për ish-yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, shkruajnë mediat spanjolle.
Braziliani ka shrehur dëshirën për tu larguar nga Barcelona në merkaton e ardhshme dhe një mori klubesh kanë shprehur interesin për shëbimet e tij.
Manchester United, Chelsea, Leicester dhe Everton janë disa nga klubet që kanë shprehur interesin për Coutinho dhe së fundmi mediat Spanjolle shkruajnë se edhe Neëcastle mund të bëjë lëvizje për të nënshkruar me lojtarin.
Sipas Mundo Deportivo, Neëcastle është përgatitur ti paguajë Barcelonës 80 milion euro për të nënshkruar me Coutinho.
27-vjeçari aktualisht është i huazuar te Bayern Munich dhe nuk duket se është në planet afatgjata të klubit të Bundesligës.