Sot do të luhen ndeshjet e Europa League. Dy ndeshje do të zhvillohen në orën 18:55, ndërsa dy të tjerat në orën 21:00. Me interes pritet përballja e Interit me Getafen që do të luhet në San Siro.
Te zikaltërit ka pasur mjaft aludime për të një lëvizje të trajnerit aktual Antonio Conte, megjithatë mbrëmjen e sotme do të tentohet rezultati pozitiv. Më poshtë njihuni me ndeshjet e sotme të cilat u shtynë prej pandemisë së Coronavirusit që paralizoi gjithë botën.