Vera e 2017 do të ishte deçizive për mesfushorin e Mnchester United, Nemanja Matic. Serbi do të kalonte nga Chelsea te Manchester United, për vlerën e 35 milion eurove. Qysh prej atij sezoni, shtatëlarti ka zhvilluar 77 ndeshje me “Djajtë” në Premier League.
Klubi nga ishulli ka bërë me dije në kanalet zyrtare se 31 vjeçari ka rinovuar kontratën edhe për 3 vite të tjera me United, ndërsa kontrata skadonte këtë verë. Serbi është një nga lojtarët kyç të Solskjaer, ndërsa sezoni i ri do të mbështete mbi shpatullat e tij.