Kristal Abazaj është pranë largimit nga klubi i Anderlehtit. Në fakt, ky nuk është një lajm zyrtar por mediet belge bëjnë me dije që sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk është përfshirë në listën e fazës përgatitore që do të zhvillohet në Spanjë. Trajneri Fred Ruten, që u emërua para disa kohësh te Anderlehti, duket se nuk e ka aspak në plane potentin elbasanas.
Vetë futbollisti as që ka ndërmend të prishë kontratën, megjithatë disa minuta në këmbë do t’i bënin mirë për t’u rritur akoma më shumë si lojtar, duke parë dhe cilësitë që ai zotëron. Tashmë pritet me interes të mësohet se ku do ta vijojë karrierën Kristal Abazaj, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e një huazimi. Kujtojmë që për kartonin e tij, klubi belg shpenzoi plot 750 mijë euro.